Lajme

Von Cramon i quan kërcënuese deklaratat e Rakiqit për Asociacionin

Viola Von Cramon, në cilësinë e pjesëmarrëses së delegacionit të Parlamentit Evropian, i ka përgëzuar qytetarët për procesin e qetë dhe të rregullt të procesit zgjedhor, derisa ka thënë se përpos sfidave të pandemisë, KQZ-ja ka arritur në mënyrë efikase t’i zbatojë procedurat “dhe nuk është parë ndonjë dobësi mdhore qoftë apo gjatë zgjedhjeve”.

E pyetur për mesazhin e kreut të Listës Serbe, Goran Rakiq, se nëse nuk i kanë fituar 9 komuna dhe nuk formohet Asociacioni, do t’i lëshojnë institucionet, Von Cramon tha se ishte kërcënim për votuesit dhe ndaj kandidatëve të tjerë.

Lexo më shumë  Ambasadori i Kosovës në Gjermani, Ajeti: Ditë historike, votimi për herë të parë në misionet tona diplomatike dhe konsullore në Gjermani dhe Danimarkë

“Ka kërcënim të madh të votuesve dhe ndaj kandidatëve të cilët nuk vijnë nga Lista Serbe. Kjo është ajo qe kemi dëgjuar nga bashkëbiseduesit në veri. Sa i përket mjedisit të përgjithshëm në veri është jashtë mandatit tim. Do ta analizojmë më shumë këtë”

Cramon shtoi se zgjedhjet e 17 tetorit kanë dëshmuar një demokraci të vërtetë në Kosovë, dhe përkundër konkurrencës, shumica e partive e kanë respektuar njëra-tjetrën dhe kanë shmangur gjuhën nxitëse.

Lexo më shumë  Presidenti themelues i Lidhjes Qytetare Shqiptaro-Amerikane dhe ish-deputeti republikan, Joe DioGuardi: Është thelbësore të mbështesim rizgjedhjen e Kryeministrit Albin Kurti më 9 shkurt

“Është për fat të keq qe disa vërejtje të mëhershme nuk janë trajtuar ende. Ngushtimi i hapësirës politike për serbët e kosovës, në disa komuna kemi parë prani të Listës Serbe, ku ka pasur edhe presione. Përmirësimi i finacimit të fushatës në nivel lokal është hap i rëndësishëm për luftimin e korrupsionit”, tha ajo.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *