Lajme

Von Cramon: Gjermania duhet të prijë me vendosjen e trupave për të siguruar paqen në Kosovë

Një njoftim të Qeverisë Britanike, në të cilin thuhet se Londra do ta shtojë prezencën ushtarake në Kosovë edhe me 200 trupa tjera, e ka shpërndarë në platformën X eurodeputetja Viola Von Crammon, që është edhe raportuese e Parlamentit Europian për Kosovën.

Ajo ka thënë se këtë duhet ta bëjë edhe Gjermania, e cila sipas Von Cramon, duhet të prijë me vendosjen e trupave në Kosovë.

Lexo më shumë  Krasniqi: Opozita e 2015-s e çoi Gjykatën Speciale në Kushtetuese, presioni për miratimin e saj ishte i paparë

“Vendim i rëndësishëm për të vendosur 200 trupa luftarakë  britanikë për ta përforcuar KFOR’in -NATO’n në terren. Gjermania duhet të prijë me vendosjen e trupave për të siguruar paqen, dhe për t’i mbrojtur në Kosovë aty ku KFOR’i dhe NATO janë jetikë” ka shkruar eurodepuetja gjermane.

Aktualisht Bundeswehri ka 85 ushtarë në Kosovë por sipas mediave gjermane në bazë të vendimit për zgjatjen e mandatit të tyre numri i ushtarëve mund të rritet deri në 400.

Lexo më shumë  Audiopërgjimi i publikuar nga Ahmetaj, kompania ukrainase konfirmon audiopërgjimin: Biseda u zhvillua në ambientet tona

Rruga Press

YouTube player