Lajme

Vodhi shtëpinë e Benzemas, ish-drejtori i Ujësjellësit të Kurbinit drejt ekstradimit në Spanjë

Ish-drejtori i Ujësjellës- Kanalizime në Kurbin, Alfred Prodani, do të ekstradohet në Spanjë për t’u përballur me drejtësinë atje pasi rezulton i përfshirë në një sërë vjedhjesh në atë vend.

I arrestuar në fillim të muajit, pas përfundimit të afatit të paraburgimi me afat 40 ditë, Gjykata e Kurbinit ndryshoi masën e sigurisë për 41- vjeçarin, duke e lënë në burg pa afat, ndërsa vijojnë procedurat për ekstradimin drejt shtetit spanjoll.

Lexo më shumë  Kapet kamerë ilegale në Leposaviq, ishte vendosur në një shtyllë elektrike

Pas caktimit të masës se sigurisë arrest në burg me afat, autoritetet spanjolle sollën dosjen hetimore dhe provat që e implikojnë Prodanin në disa episode vjedhjeje, duke detyruar togat e zeza në Kurbin qe ta mbajnë në burg Prodanin me qëllim ekstradimi.

Alfred Prodani është denoncuar tre vite më parë nga ish-kryeministri Sali Berisha, se ka marrë pjesë në grabitjen e shtëpisë së sulmuesit të Realit të Madridit Karim Benzema.

Lexo më shumë  Osmani takoi ambasadorin turk, i kërkoi mbështetje për anëtarësimin e Kosovës në organizata ndërkombëtare

Sipas autoriteteve, Prodani rezulton i përfshirë në rreth 40 episode vjedhje të banesave në Spanjë.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *