Art & Kulturë

(Video) Publikohet traileri i filmit “Illyricum”

Është publikuar traileri i filmit të parë të metrazhit të gjatë për ilirët “Illyricum”. Premiera e këtij filimi pritet që të shfaqet me 22 korrik në Pula Film Festival.

Për realizimin e filmit janë bashkëngjitur si bashkë-producentë katër shtete, Kroacia, Italia, Sllovenia dhe Kosova.

Filmi “Illyricum”, është me regji dhe skenar të kroatit Simon Bogojevic Narathit. Producentja e këtij filmi është Ankica Juric Tilic, nga produksioni “Kinorama”. Nga Kosova si coproducent i këtij filmi është edhe aktori i njohur Fatmir Spahiu i cili njëherit do të luaj edhe si aktor.

Aktorë të filmit janë: Labeat Bytyçi, Ylber Bardhi, Kushtrim Hoxha, Ilir Prapashtica, Selman Lokaj, Lulzim Bucolli, Rina Krasniqi, Dukagjin Podrimja, Armend Smajli, Bujar Ahmeti, Ali Demi, Gani Morina dhe Dukagjin Podrimaj.

YouTube player

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *