BallinaLajme

VOA: Teoritë konspirative se pandemia është në duart e Bill Gates për të kontrolluar njerëzit!

“Shumë njerëz besojnë se kjo është një mënyrë për të kontrolluar popullsinë, për të ulur numrin”

Nga VOA-

Ekspertët kanë dhënë alarmin lidhur me një pakicë të konsiderueshme njerëzish që besojnë tek teoritë konspirative në lidhje me vaksinën kundër COVID-19-n. Paralajmërimi vjen ndërsa vende të ndryshme po përgatiten të fillojnë vaksinimin në masë të popullsisë për të vendosur pandeminë nën kontroll. Sipas një sondazhi të zhvilluar muajin e kaluar në Britani pothuajse dy të tretat e njerëzve kanë thënë se do të vaksinohen kundër COVID-19.Britania nis programin e saj të vaksinimit këtë javë dhe të tjera vende ka të ngjarë ta ndjekin atë së shpejti, ndaj qeveritë po kërkojnë të garantojnë njerëzit se vaksinat janë të sigurta dhe efikase, në mënyrë që një masë kritike njerëzish ta marrin atë.

Ajo që ne po zbulojmë është se besimi tek teoritë konspirative mund të kenë hyrë në rrjetet kryesore dhe se nuk është më diçka e izoluar. Rreth një e katërta (e popullsisë së Britanisë) po i marrin ato në konsideratë. Një e katërta tjetër mendon vazhdimisht në drejtim të teorive konspirative, dhe rreth një në 10 vetë duket se i mbështet ato në një normë shumë të lartë“, thotë për agjencinë Reuters, Daniel Freeman, profesor i Psikologjisë Klinike në Universitetin e Oksfordit.

Organizata Botërore e Shëndetësisë vlerëson si të nevojshme një normë vaksinimi prej 65 deri në 70 për qind për të siguruar imunizimin e popullatës. Ideja e imunitetit të turmës supozon që vaksina të parandalojë edhe transmetimin dhe jo vetëm sëmundjen në vetvete.

Sipas një sondazhi të zhvilluar muajin e kaluar në Britani pothuajse dy të tretat e njerëzve kanë thënë se do të vaksinohen kundër COVID-19. Por shumë kanë shprehur shqetësim mbi shpejtësinë me të cilën kompanitë prodhuan vaksinën si dhe mbi efektet e mundshme anësore të saj.

Lexo më shumë  Kryeministri Kurti: Qeveria e Kosovës po harton ligj të ri për mbrojtjen nga diskriminimi

Bazuar në të dhënat e publikuara deri tani nga provat klinike me vaksinat e kompanive Moderna, BioNTech-Pfizer dhe AstraZeneca, efektet anësore nuk kanë qenë serioze apo afatgjata.

Disa njerëz besojnë gjithashtu tek teori të pabazuara të përhapura në internet, përfshirë atë se pandemia është një sajesë e qeverive për të kontrolluar njerëzit.

Ka teori të ndryshme. Disa njerëz mendojnë se kjo është një mënyrë që Bill Gates-i të vendosë një çip në kokën e njerëzve në mënyrë që ai të mund të na kontrollojë. Shumë njerëz besojnë se ai kontrollon në një farë mënyre një pjesë të madhe të botës sepse është miliarder. Ndaj dhe shumë njerëz e besojnë këtë gjë. Shumë njerëz besojnë se kjo është një mënyrë për të kontrolluar popullsinë, për të ulur numrin, thotë Leila Hay studente e një prej universtiteteve të qytetin verior anglez Hull.

Në një protestë më të fundit në qendër të Londrës, qindra njerëz hidhnin parrulla kundër masave bllokuese për shkak të COVID-19-s dhe vaksinave.

“Jemi lodhur me abuzimin, të jetuarit me frikë, e të lodhur nga manipulimi. Nuk do të vazhdojmë më kështu”, thotë një protestues që nuk u identifikua.

Nuk dua të vaksinohem, dua të jem e lirë, të jetoj jetën time, sikurse edhe miqtë e mi të tyren. Pandemia është një mashtrim“, thotë një protestuese me emrin Michelle.

Studentja Leila Hay, thotë se kishte arritur t’u besonte disa prej atyre gjërave që kishte lexuar në internet mbi vaksinat dhe pandeminë, edhe pse tani thotë se nuk kanë asnjë bazë reale.

Lexo më shumë  ​27 vjet më parë nisën luftimet e para frontale ndërmjet UÇK-së dhe forcave serbe

Isha duke ndjekur shumë grupe. Ata ishin thjesht aty ku mund të hynte çdokush, ishin publike dhe kishin shumë ndjekës“, kujton 19-vjeçarja.

Disa nga teoritë që ajo përqafoi dikur, vinin përmes QAnon-it, një platformë që është kthyer në një “ombrellë të madhe” teorish konspirative duke përfshirë dezinformata në lidhje me tema që nisin nga zbarkimet e jashtëtokësorëve tek siguria e vaksinave.

Ndjekësit e QAnon-it thonë se i ashtuquajturi “Zgjimi i Madh” po vjen për të sjellë shpëtimin.

Tom Phillips, redaktor mbi kontrollin e fakteve në organizatën “Full Fact”, thotë se thashethemet dhe informacionet e rreme gjatë pandemive kanë ekzistuar ndër shekuj.

Interneti është gjithnjë e më shumë vendi ku një numër i madh i njerëzish informohen, është vendi ku ata gjejnë komunitetin e tyre, ku marrin idetë. Ai është vendi ku ndodh debati publik, nuk mund të pretendojmë se kjo ndodh thjesht në faqet e para të gazetave. Pasojat tek njerëzit që lexojnë informacionet e rreme në internet janë potencialisht mjaft të rënda sepse u mundëson atyre që të shkëputen nga realiteti dhe nuk kemi më një realitet të përbashkët me njerëzit që kanë besime të ndryshme politike dhe kjo është shumë e keqe për demokracinë tonë“, thotë ai.

Profesor Freeman i universitetit të Oksfordit thotë se ai është befasuar se sa shumë njerëz i marrin në konsideratë idetë e pabazuara në fakte.

Të menduarit mbi komplote mund të jetë i dëmshëm. Është një kohë kur të gjithë duhet të bashkohemi dhe teoritë konspirative bëjnë të kundërtën“, thotë ai.

YouTube player