Bota

VOA: SHBA shqyrton mundësinë e sanksioneve të reja ndaj Rusisë

Administrata e Presidentit Biden po shqyrton mundësinë e sanksioneve të reja ndaj Rusisë, ndërsa Pentagoni tha se Rusia ka rritur kapacitetet e saj ushtarake në Dombas për një sulm më agresiv në këtë rajon, i cili është përballuar me 8 vjet luftime.

Për këdo që pyet nëse këto sanksione kanë ndikim, po citoj kryetaren e Bankës Qendrore Kombëtare ruse, e cila tha se sanksionet “tashmë do të fillojnë të ndikojnë gjithnjë e më shumë në sektorët realë të ekonomisë, praktikisht çdo produkt”. Ajo tha gjithashtu tha se “sanksionet po forcohen pothuajse çdo ditë dhe se periudha gjatë së cilës ekonomia mund të jetojë me rezerva është e përcaktuar”. Kjo do të thotë se sanksionet po krijojnë atë trysni që presidenti, sekretari i Shtetit, sekretari i Thesari e të tjerë, kanë parashikuar. Ne po vazhdojmë të rishikojmë dhe do të ketë të tjera në ditët në vijim”.

Sekretarja e Shtypit e Shtepise se Bardhe Jen Psaki iu përgjigj gjithashtu kritikave të udhëheqësit të pakicës në Dhomën e Përfaqësuesve, Kevin McCarthy, i cili tha se Rusia ndoshta nuk do ta kishte sulmuar Ukrainën, nëse Presidenti Joe Biden do t’i kishte dërguar armët më herët.

“Ne kemi dërguam një sasi rekord ndihmash ushtarake në Ukrainë gjatë vitit të parë të Presidentit Biden në detyrë, më shumë se çdo president tjetër në histori. Këtu flitet për 3.2 miliardë gjithsej, dhe 2.6 miliardë nga fillimi i këtij konflikti. Kjo është në kontrast të drejtpërdrejtë me paraardhësin tonë, i cili nuk pranoi t’i japë qindra miliona dollarë ndihmë ushtarake Ukrainës, duke përfshirë raketa antitank “Javelins”, çka zoti McCarthy në atë kohë e mbrojti këtë vendim si gjënë e duhur, sepse u besonte zërave se kishte korrupsion në administratën Zelensky”.

Lexo më shumë  Edhe një shtet tjetër njeh Palestinën. Sa shtete e njohin pavarësinë e Palestinës

E pyetur nëse Presidenti Biden planifikon të vizitojë Ukrainën, siç ka kërkuar Presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelenskyy, zonja Psaki tha se tha se zoti Biden nuk ka në plan ta bëjë një gjë të tillë.

Ndërsa Rusia ka nisur ofensivën e paralajmëruar në shkallë të gjerë për të marrë kontrollin e lindjes së Ukrainës, zëdhënësi i Pentagonit John Kirby tha se ditët e fundit Rusia ka shtuar artilerinë, trupat luftarake tokësore dhe pajisje të tjera.

Ata po përpiqen të krijojnë kushte për operacione tokësore më agresive, më të hapura dhe më të mëdha në Donbas. Kjo është një zonë ku janë kryer luftime gjatë tetë viteve të fundit. Ky është një terren që të dyja palët e kuptojnë dhe e njohin. Ukrainasit nuk u larguan ndonjëherë nga Donbasi. Ne kemi parë shenja në ditët e fundit që ukrainasit jo vetëm që janë mbrojtur me guxim, por kanë qenë në gjendje të marrin disa fshatra dhe qytete në Donbas”.

Lexo më shumë  Britania sanksionon grupe dhe individë izraelitë për dhunën në Bregun Perëndimor

Moska i quan veprimet e saj në Ukrainë “një operacion special ushtarak”. Në javët e fundit, Kremlini shpalli kapjen e Donbasit si qëllimin e tij kryesor të luftës, pasi përpjekja e tij për të sulmuar Kievin dështoi.

Zoti Kirby tha se gjithashtu se Pentagoni do të stërvitë trupat ukrainase me artilerinë e rëndë amerikane, me synimin për t’u dhënë atyre një shtysë në betejë.

Do të jetë një numër i vogël ushtarësh ukrainas që do të stërviten dhe më pas ata do të rifuten përsëri në vendin e tyre për të trajnuar kolegët e tyre. Stërvitjet do të kryhen jashtë Ukrainës”, tha ai.

Zoti Kirby tha se Shtetet e Bashkuara kanë dërguar me shpejtësi të pashembullt armatime nga paketa e ndihmës prej 800 milionë dollarësh për Ukrainën. Ai shtoi se 6 avionë me armatime, kanë mbërritur në rajon që nga njoftimi i Presidentit Joe Biden për më shumë ndihma ushtarake.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *