Lajme

VOA: Sekretari Blinken i shpreh mirënjohje Kosovës për strehimin e qytetarëve afganë

Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, falenderoi të hënën Kosovën për strehimin e përkohshëm qytetarëve afganë të cilët kishin punuar me trupat e koalicionit të udhëhequr nga Shtetet e Bashkuara. Zëdhënësi i departamentit të shtetit, Ned Price tha se sekretari Blinken bisedoi sot me kryeministrin e Kosovës Albin Kurti për të falënderuar Kosovën për marrëveshjen, siç u tha, bujare për të strehuar përkohësisht individë të rrezikuar nga Afganistani.

“Mbështetja e palëkundur humanitare e Kosovës gjatë këtij tranzicioni është një dëshmi e gatishmërisë dhe kapacitetit të saj për të kontribuar për paqen dhe sigurinë globale. Sekretari Blinken dhe kryeministri Kurti vunë në dukje partneritetin e gjatë midis Shteteve të Bashkuara dhe Kosovës dhe përsëritën angazhimin e tyre për t’u bashkërenduar ngushtë rreth përparësive të përbashkëta”, thuhet në deklaratë.

Lexo më shumë  Ndahet nga jeta Rexhep Qosja

Ndërsa kryeministri Kurti tha në një postim ne Twitter se sekretari Blinken shprehu vlerësimin e presidentit amerikan për mbështetjen dhe bashkëpunimin e Kosovës.

“Kosova është e nderuar të ofrojë një mjedis të sigurt për qytetarët afganë gjatë tranzicionit të tyre. Aleanca jonë me Shtetet e Bashkuara është e palëkundur dhe miqësia jonë po bëhet më e fortë”, shkroi kryeministri Kurti.

Lexo më shumë  Berisha: Rama fshihet sepse e akuzuan në sallën e gjyqit se ka porositur vrasje

Të premten nënpresidentja amerikane, Kamala Harris, bisedoi në telefon me presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani, për të shprehur siç u tha mirënjohjen e Shteteve të Bashkuara për ndihmën e Kosovën në evakuimin e qytetarëve afganë.

Deri tani në Kosovë janë strehuar rreth 700 qytetarë afganë.

Më herët gjatë ditës, sekretari Blinken falënderoi të gjitha vendet përfshirë Kosovën dhe Shqipërinë, që ndihmuan në evakuimin e rreth 124 mijë personave nga Afganistani./voa/

RRUGA PRESS

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *