Lajme

VOA: Nga 1 nëntori nis çmimi i rritur i energjisë për mbi 800 kw/orë

Në Shqipëri, Enti Rregullator i Energjisë, njoftoi se duke nisur nga data 1 Nëntor, do të hyjë në fuqi zbatimi i çmimit të rritur të energjisë elektrike, për konsumin mbi nivelin e 800 kilowat/orëve në muaj, njofton Zëri i Amerikës.

Për të gjithë ata që konsumojnë mbi këtë nivel, çmimi i parashikuar është ai prej 50.4 lekësh (42 lekë + Tvsh), për çdo kilowat/orë, disa here më i lartë se tarifa bazë aktuale prej 11.4 lekësh (9.5 lekë + Tvsh).

Ky çmim do të jetë në fuqi deri në fund të muajit dhjetor, dhe më pas ai do të rishikohet në bazë të sasive dhe çmimeve të importit si dhe të prodhimit vendas.

Lexo më shumë  Sot takimi i radhës në Bruksel

Energjia elektrike me dy çmime, sipas konsumit, do të qëndrojë në fuqi deri në fund të vitit të ardhshëm.

Ajo pritej të niste zbatimin që në fillim të këtij muaji, por qeveria u tërhoq pas një përmirësimi të situatës së reshjeve dhe rritjes së kursimit.

Sipas autoriteteve, vetëm 4 përqind e familjeve konsumojnë më shumë se 800 kilowat/orë në muaj, ndërsa sasia e energjisë elektrike e përdorur prej tyre i korrespondon 19 përqind të totalit të konsumuar nga familjarët.

Lexo më shumë  FMN ul parashikimin për rritjen ekonomike të Shqipërisë në 2024

Një ditë më parë presidentja e Komisionit europian, Ursula von der Leyen, njoftoi në Tiranë se Shqipërisë do t’i jepen 80 milionë euro mbështetje buxhetore për përballimin e krizës së energjisë, ndërkohë që vendi pritet të përfitojë dhe nga një tjetër paketë 500 milionë euroshe ndihme, e parashikuar për vendet e Ballkanit./ VOA

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *