Lajme

VOA/Departamenti i Shtetit i përgjigjet Berishës për akuzat ndaj Yuri Kim: Sulme të shëmtuara

Departamenti i Shtetit hodhi sot poshtë akuzat e bëra në Shqipëri nga ish kryeministri Sali Berisha ndaj ambasadores Yuri Kim.

Në përgjigje të pyetjes së Zërit të Amerikës lidhur me akuzat e bëra nga ish kryeminstri Sali Berisha ndaj Ambasadores Yuri Kim se ajo po sillet si guvernatore në Shqipëri dhe se mbështet kryeministrin Edi Rama, zëdhënësi i Departamentit të Shtetit Ned Price tha:

Lexo më shumë  “Vetëm liria është më e shtrenjtë se jeta”, Kurti citon pjesë të intervistës që heroi Ilaz Kodra kishte dhënë për një televizion gjerman

“Uashingtoni është i shqetësuar nga sulmet e pajustifikuara ndaj ambasadores tonë në Tiranë. Këto sulme të shëmtuara nuk përfaqësojnë popullin shqiptar. Siç e ka udhëzuar Uashingtoni, thekson zëdhënësi Price, ambasadorja Kim ka shpjeguar dhe zbatuar qartë politikat e Shteteve të Bashkuara, përfshirë vendosmërinë e Presidentit Biden për të mbajtur përgjegjës ata persona që përfshihen në korrupsion, ose minojnë demokracinë. ” 

“Shtetet e Bashkuara, – thekson më tej zëdhënësi, – vlerësojnë marrëdhëniet me popullin shqiptar dhe vitin e ardhshëm do të kremtojmë 100 vjetorin e vendosjes së marrëdhënieve mes dy vendeve. Marrëdhëniet tona, përfundon zëdhënësi, i mbijetuan komunizmit dhe diktaturës për shkak të angazhimit të përbashkët për demokraci dhe respektit të ndërsjellë.” /VOA

Lexo më shumë  Euro prek një minimum të ri historik në tregun valutor në Shqipëri, zbret në 100.31 lekë
YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *