Lajme

Vlorë, rritja e çmimit të naftës rrezikon falimentin e peshkatarëve

Ndërkohë që në treg është reflektuar rritja e çmimit të peshkut dhe produkteve të detit, peshkatarët ankohen se një pjesë e mirë e flotës nuk po del më në det për shkak të rritjes së çmimeve të naftës dhe shumë prej peshkatarëve po shkojnë drejt falimentimit.

“Nafta është shumë  e lartë, po të shikosh me pagat me çmimet e peshkut, nafta është  shumë e lartë, këta peshkatarët sa të zënë i marrin dy lekë, por të zotit të anijes nuk i ngelet asgjë”

Sipas të dhënave për ndryshimet në çmimin e naftës, pavarësisht lehtësimit për këtë kategori nga akciza dhe taksa e qarkullimit, pranverën e vitit 2023, peshkatarët e blinin një litër naftë me 70 lekë, ndërsa tani paguajnë 100 lekë për litër.

Lexo më shumë  “Reporterët Pa Kufij”: Shqipëria e fundit mes vendeve të Ballkanit për lirinë e medias

 “Jam futur deri këtu në borxhe, shteti na rrjep, na ka marrë lëkurën tani s’ka ca na bën më, ka vajt me 1 mijë lekë çmimi naftës, peshk nuk ka, lekët i duan këta, kam një thirrje ti them atij kryetarit të  bashkisë  që unë s’kam punë me gjelbërimin dhe me ndriçimin në det, ai na tha do i ulim taksat, më shumë na i ngriti.”

Përveçse është e domosdoshme për ta puna që bëjnë, ata theksojnë se sektori është jetik për të gjithë qytetin, por nuk gjen mbështetje nga qeveria.

 “Nuk i mbështet shteti fare, me asgjë ”

Një peshkarexhë harxhon deri në 300 litra për të dalë në lundrim. Me 70 anije të regjistruara, të cilat po pakësohen dita-ditës, ‘Triporti’ ka dhe mjaft probleme në infrastrukturë.

Rruga Press

YouTube player