Lajme

Vlora zgjohet nga flakët. Digjen ullishtet në Radhimë

Prej pesë ditësh, Vlora po përballet me zjarre që kanë djegur sipërfaqe të mëdha me vreshta dhe ullishte në disa fshatra.

Këtë të martë në mëngjes, në afërsi të fshatit Radhimë, janë djegur barëra, shkurre dhe disa rrënjë ullinj.

Një ditë më parë, vatra aktive janë raportuar në Zvërnec, ku u dogjën shkurre dhe rrënjë ulliri.

Lexo më shumë  Rritet numri i bizneseve të reja, mbi 1 mijë u regjistruan vetëm në shkurt

Më herët, ullishte shekullorë janë djegur në kodrat e fshatit Bestrovë, në zonën e Panajasë.

Ndërkohë që nuk ka ende të dhëna të dala nga hetimet për shkaqet e zjarrit, dyshohet se këto ngjarje mund të jenë të qëllimshme.

Shpesh u vihet flaka edhe sipërfaqeve pyjore për të përfituar  sipërfaqe për ndërtim.

Rastet e djegies së ullishteve në Panaja dyshohet se janë pasojë e konfliktet të vjetra  midis pronarëve të tokave dhe blegtorëve, pasi këta të fundit djegin  tokat , madje dhe ullinj për të përfituar kullota për bagëtitë e tyre.

Lexo më shumë  Konjufca e ambasadori danez diskutojnë për zgjerimin e bashkëpunimit

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *