Argument

Vlora u pat gëzuar fort kur u pat nënshkruar Zajednica me 2013

Nga Jeton Zulfaj

Në vend që sot ajo dhe subjekti i saj të kërkojnë falje e të ofrojnë mbështetje për të riparuar gabimin që kanë bërë, ajo pa pikë turpi akuzon qeverinë pse po pranon diçka që ata e nënshkruan.

Më kontradiktor e jo-racional se kaq nuk mund të shkosh. Por ka një garë mes PDK e LDK se kush mund të shkojë më poshtë. Uroj ta fitojnë.

Lexo më shumë  Pse disa i pengon Dejona Mihali nga Tirana? - Ka kaluar koha kur aktivistë nga Tirana deportoheshin nga Kosova, ndërsa Radoiçiqi, Veselinoviqi dhe bandat e tyre kriminale lëviznin lirshëm dhe sfidonin institucionet

Vlora e subjekti saj duhet të gëzohen që mbrëmë në mbi 1000 fjalë të thëna nga Përfaqësuesi i Lartë i BE-së, Joseph Borrel, askund nuk u përmend Asociacioni.

Të gëzohen që asociacioni siç e menduan, negociuan, nënshkruan e për fatin e keq të Kosovës e ratifikuan në Parlamentin e Republikës tonë me 2/3tat, ku më 2015 e avancuan në Republika Srpska, nuk do bëhet.

Qytetarët e Kosovës nuk i kishin borxh asgjë “vlorave” që nënshkruan Zajednicën dhe forcuan kriminelë si Radoiçiq e Veselinoviq. Andaj sot, kurseni qytetarët.

Lexo më shumë  Sa ditë reziston Rama? Ç'na mëson historia mbi protestat që rrëzojnë pushtetin

Ata ju njohin mirë.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *