KryesoreLajme

Vlora Hyseni i iku Policisë së Kosovës në Vërmicë dhe shkoi drejt Policisë së Shqipërisë për tu dorëzuar

Drejtuesja e Shërbimit Informativ të Shteti, Vlora Hyseni është ndaluar në Vërmicë.

Tashmë ajo është duke u shoqëruar për në Tiranë nga Policia e Shtetit.

Një detaj i rëndësishëm rreth këtij arrestimi është se nuk kemi të bëjmë me kapje të saj nga Policia e Shtetit, por dorëzim të saj tek policia, teksa ka qenë duke u larguar nga Policia e Kosovës.

Lexo më shumë  SPAK reagon zyrtarisht për "arrestin" e shefes së SHISH

Sipas burimeve të Rruga Press, Ish-shefja e AKI-së së Kosovës dhe shefja aktuale e ShISH-it të Shqipërisë, i ka ikur Policisë së Kosovës dhe është drejtuar për te Policia e Shqipërisë.

Ky largim i Vlora Hysenit ngre pikëpyetje: Çfarë ka ajo për të fshehur nga Policia e Kosovës dhe pse ndihet e sigurtë në duart e Policisë së Shqipërisë?

E akuzuar për ndarje të informcaioneve sekrete me elementë të krimit të organizuar në Shqipëri, a ka vlerësuar Vlora Hyseni se kapja e saj nga Policia e Kosovës ia rëndon situatën ku gjendet?

Lexo më shumë  Erdogani zotohet ta mbështesë Kosovën në industrinë e mbrojtjes

Rruga Press

YouTube player