KryesoreLajme

Vlonjatët po ikin nga Vlora/ Më pak nxënës në klasën e parë, në bankat e shkollës dhe fëmijë ukrainas

Ka nisur edhe në Vlorë  viti i ri shkollor 2026-2027 . Në ZVA bashkia Vlorë-Himarë, ulen për herë të parë në bankat e shkollës 895 vogëlushë.

Në të gjitha institucionet e arsimit parauniversitar të kësaj zyre, do të zhvillojnë mësim 11.540 nxënës, 47 më pak,krahasuar me një vit më parë.

Lexo më shumë  Kurti: Mbi 1 miliard euro për ushtrinë në katër vitet e ardhshme

Nuk ka shkolla të mbyllura në ZVA bashkia Vlorë-Himarë, pavarësisht rënies së lehtë të rënies së numrit të nxënësve. Dy shkolla 9-vjeçare ,”Marigo Posio”Vlorë dhe “Pano Nikolla”Himarë nisin funksionin në fillim tetor, pas rikonstruksionit të plotë të tyre.

Të regjistruar për këtë vit të ri shkollor ka edhe fëmijë të huaj, kryesisht nga Ukraina, si dhe fëmijë të familjeve të kthyer nga emigracioni, kryesisht Gjermania.

Lexo më shumë  Arsimi publik falas, por hyrja shtrenjtë! Sa kushton dita e parë e shkollës? Mesatarisht 34 mijë lekë për një fëmijë

Rruga Press

YouTube player