Sport

Vllaznia kap Kukësin e vendit të tretë, Dinamo zhytet edhe më keq

Vllaznia ka fituar me rezultatin 2-1 kundër Dinamos, me gola të Latifit e Aralica, dhe kap Kukësin e vendit të tretë me pikë. Dinamo ndërkohë bie në vendin e parafundit, me një pikë më pak se Kastrioti që mposhti sot Skënderbeun e vendit të fundit.

Dinamo rrezikoi e para, por portieri Qarri i mohoi golin mesfushorit Rimal Haxhiu që në minutën e tetë. Pak minuta më pas Lilaj pati një kontakt me Latifin dhe me VAR u akordua penallti. Liridon Latifi nga pika e bardhë nuk fali.

Goli çliroi shkodranët, që rrezikuan me Aralicën sërish. Kroati në minutën e 24-t e gjeti rrugën e rrjetës, por VAR e kapi në pozicion jashtë loje milimetrik dhe goli nuk vlejti. Vetëm 1-0 dhe Dinamo në fundin e pjesës së parë mund të barazonte me Sidibe.

Pjesa e dytë nisi me gol dhe këtë herë Aralica ishte në pozicion të rregullt. Shkodranët qetësohen, por golin e tretë nuk arrijnë ta shënojnë dot.

Pesë minuta nga fundi Dinamo shënoi me anë të Sofranac, i cili nuk fali brenda zone pas një goditjeje këndi. Vllaznia u tërhoq për të mbrojtur rezultatin dhe ia doli, pavarësisht momenteve të sikletshme në minutat e fundit.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *