Vllaznia dhuron shumën e mbledhur nga shitja e biletave për Turqinë
Vllaznia publikon shumën e grumbulluar nga shitja e biletave të klasikes me Tiranën, shumë kjo që do të shkojë në ndihmë të njerëzve të goditur nga tërmeti në Turqi. Nëpërmjet një deklarate publike, klubi shkodran shkruan:
“Klubi i Futbollit Vllaznia, siç ka njoftuar më përpara, në kuadër të solidaritetit me të demtuarit e termetit në Turqi dhe Siri, ka realizuar sot tansfertën e shumës prej 15,300 euro që janë mbledhur nga të ardhuruat nga ndeshja Vllaznia – Tirana.
Me këtë rast Klubi falenderon përzermërsisht të gjithë tifozat kuq e blu për këtë shprehje të jashtëzakonshme solidarizimi, si dhe të gjithë të tjerët qv nuk ishin prezent në stadium ,por ndërmjet blerjes së biletave kontribuan në mbledhjen e kësaj shume.
Dhe njëherë ,ne shprehim ngushëllimet tona për të gjithë viktimat e tërmetit dhe i urojmë një rikthim sa më të shpejtë të të demtuarve të sigurt në shtepiat e tyre”.
Rruga Press