Bota

Rusia do përpiqet të prodhojë “Viagrën e saj” pasi kompania ndaloi furnizimet

Në përpjekjen për të reduktuar varësinë nga importet, Rusia po provon të prodhojë versionin e saj të ilaçit Viagra, pasi kompania farmaceutike amerikane Viatris njoftoi se nuk do të furnizonte më produktin e saj në formën e tabletash në Rusi.

Ministria e Tregtisë së Rusisë tha se kompanitë ruse kanë mundësinë teknologjike për të prodhuar Sildenafil, përbërësin aktiv të Viagrës.

Lexo më shumë  Përzierja energjetike e BE-së/ Kriza zhvendos ekuilibrin mes energjisë bërthamore dhe burimeve të rinovueshme dhe sigurisë

Deri tani, Sildenafili nuk prodhohet në Rusi, por 36 kompani tashmë kanë marrë certifikata regjistrimi për të filluar prodhimin e ilaçit.

Ky lëvizje vjen në një kohë kur Rusia po përjeton sanksione të rënda nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Mbretëria e Bashkuar dhe Bashkimi Europian, si dhe nga shtetet e tjerë mbështetës të Ukrainës.

Sanksionet kryesisht përqendrohen në sektorët e naftës dhe energjisë, por nuk përfshijnë ilaçet dhe pajisjet mjekësore.

Lexo më shumë  Bashkëpunëtorët e Orbanit nxitojnë ta zhvendosin pasurinë nga Hungaria

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *