KryesoreLajme

Vlerësohet pozitivisht performanca ekonomike e Kosovës me përfaqësuesit e lartë të Bankës Botërore

Në vijim të takimeve me përfaqësues të lartë të Bankës Botërore, Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati, u takua me zëvendëskryeekonomistin e Bankës Botërore, Ayhan Kose.

“Tema e diskutimit ishte zhvillimi ekonomik i vendit dhe shfrytëzimi i potencialit që ka Kosova për përshpejtim të rritjes ekonomike. Në takim u diskutua edhe për investimet aktuale në sektorin e energjisë si dhe reformat afatgjata që aktualisht po bëhen nga Qeveria, përfshirë edhe pakon e fundit të reformave të dakorduar me BE-në në kuadër të Planit të Rritjes”, thuhet në komunikatën e MFPT-së.

Lexo më shumë  Arrestohen tre inspektorë të ATK-së në Pejë dhe Gjakovë, dyshohen se u morën ryshfet bizneseve

Gjatë diskutimit, u këmbyen ide edhe për mobilizimin e investimeve në sektorin privat, duke mundësuar qasje më të mirë në financa, ku me theks të veçantë u fol edhe për dritaren e sapokrijuar për Investime të Diasporës.

“Kose e vlerësoi pozitivisht performancën ekonomike të Kosovës përkundër sfidave globale, duke rikonfirmuar se vendi ka potencial për përshpejtim të mëtutjeshëm të rritjes ekonomike”, ”, thuhet në komunikatën e MFPT-së.

Lexo më shumë  Murati: Qeveria Kurti e ka thyer rekordin për investime kapitale me 654 milionë euro në vitin 2024

Rruga Press

YouTube player