Bota

Dodiku takohet me Putinin në Kazan gjatë samitit të BRIC-it

Presidenti prorus i Republikës Sërpska, Millorad Dodik, është takuar me presidentin rus, Vladimir Putin, gjatë samitit të BRICS-it në Kazan të Rusisë mbrëmjen e 24 tetorit.

Dodik gjendet në listën e sanksioneve të Shteteve të Bashkuara dhe Mbretërisë së Bashkuar.

Përmes një postimi në X, Dodik tha se me udhëheqësin rus ka diskutuar për përfundimin e tempullit serbo-rus në Banja Llukë dhe për forcimin e potencialit turistik të Serbisë dhe Rusisë.

“Është gjithmonë një kënaqësi e veçantë të takohem me një lider të madh botëror dhe një mik të sinqertë të Republikës Sërpaka”, shkroi Dodik.

Në samitin, të cilin e organizoi presidenti rus, morën pjesë edhe liderët nga Kina, India, Brazili, Afrika e Jugut dhe vendet e tjera që janë anëtarë ose që synojnë të anëtarësohen në BRICS, raportoi Radio Evropa e Lirë. 

Lexo më shumë  Miliarda euro për mbrojtjen, Gjermania paralajmëron rritje të çmimeve për armatimet

Ky ishte takimi i pestë mes Dodikut dhe Putinit që kur Rusia nisi pushtimin e Ukrainës më 2022 dhe takimi i 11-të që nga viti 2014.

Presidenti i entitetit serb në Bosnjë e Hercegovinë është nga zyrtarët e paktë që ka takuar zyrtarë rusë dhe bjellorusë që kur ka nisur pushtimi rus i Ukrainës.

Komuniteti ndërkombëtar disa herë ka thënë se Bosnjë e Hercegovina ka marrë obligimin që të ndjekë orientimin e Bashkimit Evropian, sa i përket sigurisë dhe politikës së jashtme, pasi Bosnja është shtet kandidat për anëtarësim në bllokun evropian.

Lexo më shumë  Miliarda euro për mbrojtjen, Gjermania paralajmëron rritje të çmimeve për armatimet

Retorika proruse dhe lidhjet e ngushta me zyrtarët rusë nuk po prodhuar ndonjë përfitim konkretë për Republikës Sërpska. Investimet nga 27 vendet anëtare të BE-së përbëjnë 64 për qind të investimeve totale të huaja në Bosnjë e Hercegovinë, ndërsa investimet ruse përbëjnë më pak se 4 për qind.

Në entitetin e Republikës Sërpska, Rusia është e pesta në listën e investitorëve, pas Serbisë, Italisë, Austrisë dhe Britanisë së Madhe.

Disa projekte të mëdha, të cilat Qeveria e Republikës Sërpska i ka nisur në këtë entitet me kompanitë dhe oligarkët rusë, kanë çuar në humbje milionëshe.

Rruga Press

YouTube player