EditorialKryesore

“Vlerat e reja” dhe rendi politik – Përqasja e krimeve “Liridona” dhe “Vanja”

Nga Roland Amzai

Ka një shumësi neurozash të reja që i mbivendosen njëra-tjetrës, që lidhen kryesisht me burimet në harxhim e sipër, mallrat e shërbimet e reja që po shtohen, e ndërsa mundësite janë më të kufizuara në planin mikro, induvidual.

Pra, me maninë në rritje, me lakminë në rritje për konsum është krijuar në nivelin makro ideja se të arrish vlera të shtuara mbi mesataren, pa punë (të ndershme), të bëhesh milioner, miliarder, triliarder, është mjeti dhe qëllimi i gjithçkaje.

Njeriu estetik, njeriu etik, njeriu politik, pra njeriu që kultivon jetën si gjuhë, si art dhe si qenie politike, nuk ekziston më.

Ekziston njeriu i mbijetesës.

Mëshira religjioze dhe apatia janë antiteza të së njëjtës fushë, të antipoliticitetit.

Religjioni dhe konsumerizmi nuk arritën ta kundërshtojnë njëri-tjetrin plotësisht.

Lexo më shumë  Tifozët Kuq e Zi kërcënojnë me veprime radikale kundër Evropianit “Shqipëri-Serbi”

Françeskanët, për shembull, janë një sekt i margjinalizuar në hapa historikë në mesin e krishtërimit.

Ndërsa sot talebanët janë një minorancë “e tmerrshme” në botën islame.

Nuk po flas për moralizim, por për moral.

Dihet se kush dhe ç’përfaqësojnë talebanët, krahasuar me pjesën konvencionale të besimit islam.

Për papatin historikisht, të pranueshme janë edhe kupolat e arta, edhe kishat modeste.

Një neutralitet, një centrizëm, një qasje disfatiste ndaj konsumerizmit ndihet kudo.

Kjo ka prodhuar korrupsion legal, legalizim të korrupsionit. Me firma konsulente, me ligje që sanksionojnë lobimin, me reklama brenda televizioneve publike…

Afërmendësh, vlerat janë në sintoni me rendin politik.

Ky proces është afatgjatë dhe në momente të vecanta prodhon thyerje.

Thyerjet janë me këto dy shembuj kinematikë horror:

“Liridona” dhe “Vanja”.

Lexo më shumë  Konjufca pret komisionerët parlamentarë të Bavarisë: Mërgata na ka afruar

Se vrasjet brenda bashkëshortëve bëhen për para, kjo kishte ndodhur, por jo në mesin e shqiptareve. Se babai simulon rrëmbimin e vajzës së tij, për të mbyllur një llogari me të shoqen, kjo kishte ndodhur, porse në Meksiko Siti e jo në Shkup. Nëse këto thyerje përsëriten, atëherë thyerja nuk është më thyerje, çarje, skizmë, por normë.

Minimalja që duhet të kërkohet është drejtësia, ndonëse mund të mos mjaftojë.

Ndërhyrjet e aktorëve të tretë janë akoma më interesante.

Subverzioni rus në Shkup dhe etiketimi i policisë dhe rendit publik në Kosovë nga media të mbushura me fake news janë plotësuese të argumentit se me pak para mund të shkatërrosh jo vetëm një familje, por edhe një shtet të tërë. E kjo sot është bëre më e lehtë.

©Rruga Press

YouTube player