KryesoreLajme

VLEN: Pasuria e vjedhur do të kthehet te qytetarët, Fetai në krye të Këshillit për konfiskim

VLEN ka akuzuar BDI-në se n0ë, grusht njerëzish të saj janë pasuruar me djersën e qytetarëve dhe se tani kjo epokë ka përfunduar.

“Me vendimin e Qeverisë, në krye të Këshillit kombëtar për hetime financiare dhe konfiskim të pasurisë është vendosur një nga liderët e VLEN-it, zëvendëskryeministri Arben Fetai. Ky është institucioni më i lartë që do të garantojë se askush nuk do të mund ta mbajë pasurinë e fituar me korrupsion dhe krim.

Lexo më shumë  Kongresistët Self dhe Subramanyam të martën vizitojnë Luginën dhe Kosovën

Për herë të parë, shqiptarët udhëheqin mekanizmin që ua merr pasurinë hajdutëve dhe e kthen për interes publik. Ky është dallimi mes atyre që i mbronin kriminelët dhe shtetit që sot, falë VLEN-it, ua konfiskon pasurinë.

BDI/AKI bërtasin për “botë serbe”, por bota e tyre e vetme është ajo e korrupsionit dhe katrahurës që e lanë pas në çdo komunë. VLEN nuk do të lejojë kurrë ndikime të jashtme që cenojnë rrugën euroatlantike. Ne jemi anëtarë të NATO-s dhe raportet ndërkombëtare si Western Balkans Anti-Disinformation Hub janë paralajmërim serioz për ta.

Lexo më shumë  Zgjedhjet dhe stabiliteti institucional në fokus, Haxhiu pret ambasadorin e Mbretërisë së Bashkuar

Shkurt e shqip, ata bërtasin për pushtet dhe kërkojnë çdo mënyrë për t’i shpëtuar korrupsionit që i ka zënë për fyti. Ne veprojmë për qytetarët, komunat po i ringjallim dhe pasurinë e vjedhur do t’ua kthejmë atyre që u takon: qytetarëve”, thonë nga VLEN.

YouTube player