KryesoreLajme

VLEN i përgjigjet BDI-së: Zgjidhni noterin dhe le të nënshkruajmë deklarata – humbësi të tërhiqet nga politika

Partitë opozitare shqiptare në RMV i janë përgjigjur ofertës së Kreshnik Bekteshit nga BDI, i cili kërkoi që humbësit në zgjedhjet e ardhshme të tërhiqen nga politika.

Nga VLEN në një kumtesë për media ftojnë Ali Ahmetin, Bujar Osmanin, Artan Grubin që të zgjedhin një noter dhe një kohë ku do të nënshkruajmë deklaratat se kushdo që humbë nuk do të ketë të drejtë të merret më asnjëherë me politikë.

Lexo më shumë  Zjarri tek Uzina e Dinamos në Tiranë, dëme kolosale/ Zjarri pretekst për të pastruar truallin? Ja çfarë thonë tregtarët pas kamerave

“Më 24 prill dhe 8 maj, populli shqiptar do të nënshkruajë konfirmimin e pensionimit politik të Ali Ahmetit, Bujar Osmanit, Artan Grubit dhe bashkëpunëtorëve të tyre. Përpjekjet e tilla bllofuese të kryesisë së frikësuar të BDI-së për të fshehur frikën nga ndryshimet që do të ndodhin, nuk kalojnë askund, sepse asgjë nuk varet më prej tyre. Megjithatë, VLEN nuk do të lejojë as hapësirën më të vogël për shpërndarjen e mjegullës”, thonë nga VLEN.

Lexo më shumë  Në Shqipëri misri “HELMUES” nga Serbia/ AKU dështoi të mbrojë qytetarët nga ushqimi i kontaminuar! Gati 25 tonë ushqim i kontaminuar u shit në ferma blegtorale
YouTube player