KryesoreLajme

VLEN: Gjuha shqipe është dhe do të jetë pjesë e institucioneve të RMV-së

“Gjuha shqipe është dhe do të mbetet pjesë e jetës institucionale në vendin tonë dhe koalicioni VLEN do të vazhdojë të punojë me përkushtim për mbrojtjen dhe garantimin e kësaj të drejte të pacenueshme”, tha Rijad Shaqiri, deputet i VLEN-it në konferencë për media, pas seancës së sotme të Gjykatës Kushtetuese për vlerësimin e kushtetutshmërisë dhe ligjshmërisë së Ligjit për përdorimin e gjuhëve.

Sot si pjesë e kësaj Qeverie triumfoi roli i VLEN-it. Kur thamë që gjuha shqipe nuk do të prekej, kështu ndodhi. Sot nga këtu po porosisim – gjuha shqipe do të avancohet edhe më shumë, edhe më mirë, dhe kështu do të jetë. Jo me fjalë, por me vepra konkrete, ju kujtojmë se shtylla mbrojtëse e shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut është koalicioni VLEN. Ne jemi të vendosur për mbrojtjen dhe promovimin e të drejtave të shqiptarëve”.

Lexo më shumë  Arrestohet një person për thyerjen e xhamit të Kuvendit të Kosovës, i dyshuari del se ka dosje për disa raste në Polici. Për posedim të paautorizuar të armës, dhunë në familje dhe vjedhje

“Kjo është arsyeja pse ne kemi kapacitet të plotë dhe besueshmëri politike. E thamë qartë dhe me zë të lartë se shqiptarët mund të jenë të qetë sepse nuk do të lejojmë që disa njerëz që vodhën dhe manipuluan të shkatërrojnë të ardhmen e një kombi të tërë. Çdo tentativë për manipulim dhe krim do të përfundojë aty ku i takon, pra para drejtësisë”, tha Shaqiri.

Ai gjithashtu theksoi se zyrtarët e BDI-së nuk po luftojnë për gjuhën shqipe, por, siç tha, për të fshehur veprat kriminale që kanë kryer.

Ndryshe, Gjykata Kushtetuese e Maqedonisë së Veriut vendosi sot të mbajë seancë përgatitore ku do të debatohet për iniciativat për vlerësimin e kushtetutshmërisë dhe ligjshmërisë së Ligjit për përdorimin e gjuhëve.

YouTube player