KryesoreLajme

VLEN: BDI u tall me profesorët e Universitetit të Tetovës

Koalicioni i partive opozitare shqiptare, nga VLEN akuzojnë kryeministrin teknik Talat Xhaferin, për padrejtësi ndaj 5 universiteteve tjera publike, marrë parasysh se vetëm Universiteti “Shën Kirili dhe Metodi” mori rritje të pagave për 22 për qind.

Nga VLEN thonë se Xhaferi si ish-kryepalramentar, është fajtor për mos-nënshkrimin e marrëveshjes kolektive me 5 universitetet tjera.

“Ish-kryeparlamentari Talat Xhaferi i la jashtë marrëveshjes kolektive, dhe si rrjedhojë pa rritje të rrogave për 22 përqind, nëdrsa nënshkroi marrëveshje me UKM. Ndërsa tani Talat Xhaferi thotë se nuk ka nënshkruar marrëveshje kolektive me universitetet tjera për shkak të dokumentacionit të pakompletuar, që është ofendim shtesë për elitën intelektuale. Ndërsa para disa ditëve ai e dërgoi Arbër Ademin të thotë se për momentin nuk mund të nënshkruhet marrëveshje për shkak të zgjedhjeve”.

Lexo më shumë  KEK padit për shpifje kandidaten e LDK-së Janina Imeri, e cila u prezantua në media si “eksperte e energjisë” duke përhapur dëzinformata

“Përse nuk nënshkroi talat Xhaferi marrëveshjen kolektive para se të shpallen zgjedhjet siç e bëri atë me UKM-në në Shkup. Përse e dërguan Arbër Ademin të tallet me kolegët e tij në UT. Kundër kujt protestuan deputetët e BDI-së në Tetovë, kundër kryeministrit teknik i cili kur ishte kryetar Kuvendi nuk pranoi të nënshkruajë marrëveshje kolektive me universitetet publike në vend”, tha mes tjerash Blerant Ramadani nga VLEN.

Lexo më shumë  Zvarritja e vendimit për Ballukun hyn në muajin e dytë, për qeverinë është “standard europian”

Rruga Press

YouTube player