Bota

Në një sulm me dron, ukrainasit shkatërrojnë tankun rus T-90 që kushton 4.5 milionë dollarë

Një video e filmuar nga ajri shfaq momentin kur forcat ukrainase arrijnë të shkatërrojnë tankun e avancuar rus T-90 gjatë një sulmi me dron, shkruan Newsweek.

Videoja 17-sekondëshe e filmuar nga droni dhe e shpërndarë në rrjetet sociale nga ministria ukrainase e Mbrojtjes, është filmuar nga Brigada e 92 e ushtrisë ukrainase.

Në të shfaqet shënjestrimi i tankut rus nga forcat e Kievit në një lokacion të panjohur, si dhe shfaqen pamjet nga një kënd tjetër, ku shihet makineria ruse duke u hedhur në erë.

Lexo më shumë  Arabia Saudite mbyll tubacionin kryesor të naftës pas sulmit me dronë nga Iraku

T-90 konsiderohet nga rusët si një tank i avancuar që po përdoret në luftën në Ukrainë. Sipas ministrisë ukrainase të Mbrojtjes, ky tank kushton 4.5 milionë dollarë.

Në qershor të vitit të kaluar, presidenti rus Vladimir Putin e kishte cilësuar tankun T-90M Proryv si “tanku më i mirë në botë”, por ukrainasve nuk iu desh shumë mund për ta shkatërruar.

Lexo më shumë  Arabia Saudite mbyll tubacionin kryesor të naftës pas sulmit me dronë nga Iraku
YouTube player