KryesoreLajme

VLEN: BDI në krizë të thellë politike, nuk është më parti por një biznes privat i disa personave

Koalicioni VLEN përmes një reagimi në rrjetin social Facebook shkruan se BDI po humb mbështetjen mes qytetarëve.

Sipas tyre, BDI shënon vazhdimisht rënie në numrin e deputetëve dhe kryetarëve të komunave.

“Qytetarët, në çdo palë zgjedhje, po e japin gjithnjë e më qartë mesazhin se nuk duan më të drejtohen nga një strukturë e korruptuar dhe e konsumuar. Në vend të besimit, BDI përballet me zhgënjim masiv dhe zemërim nga elektorati i vet. BDI është pothuajse pa kandidatë në mjediset shqiptare. Në këto zgjedhje lokale, BDI nuk ka kandidatë të vet në shumicën e komunave ku shqiptarët përbëjnë shumicën dërrmuese, në Gostivar, Strugë, Saraj, Dibër, Vrapçisht dhe shumë të tjera. Ata janë tërhequr plotësisht nga vendet që dikur ishin simbol i organizimit politik shqiptar. Atje ku ende kanë kandidatë, edhe vetë e dinë se do të humbin. Ky është dëshmia më e qartë për krizën e thellë politike ku ka rënë kjo parti. Po ulen edhe partnerët e koalicionit. BDI dikur paraqitej si faktor bashkimi. Sot është braktisur pothuajse nga të gjithë partnerët seriozë të koalicionit. Çdo ditë parti politike dhe individë largohen nga koalicioni i tyre, duke denoncuar politikat e gabuara dhe praktikat korruptive të udhëheqjes së Ali Ahmetit. Me BDI-në kanë mbetur vetëm Danella Arsovska, partia “Levica” dhe disa politikanë shqiptar të blerë me para”, thonë nga VLEN.

Lexo më shumë  SPAK i kërkon Kuvendit heqjen e imunitetit të Belinda Ballukut

Theksojnë se BDI është kthyer në biznes privat.

“Sot, BDI nuk është më një parti politike, por një biznes privat i një grushti njerëzish nga maja e udhëheqjes. Ata kanë ndërtuar perandori pronësie në sektorin e energjisë, tregti, naftë, ndërtim dhe patundshmëri. Pozitat politike janë përdorur për pasurim personal, ndërsa qytetarët kanë mbetur pa zgjidhje për problemet e tyre. Me këtë parti kanë mbetur vetëm ata që janë të shantazhuar apo të blerë. Populli po e ndëshkon BDI-në prej kohësh. Zgjedhjet janë pasqyra më e besueshme e forcës politike. Në zgjedhjet e ardhshme lokale, BDI nuk do të fitojë asnjë komunë me peshë. Rënia e tyre politike ka vite që ka nisur dhe është një proces i pakthyeshëm. Qytetarët, dhe veçanërisht shqiptarët, më në fund e kanë kuptuar të vërtetën: se BDI nuk është mjet për zhvillim dhe barazi, por pengesë dhe barrë për përparimin e tyre”, thuhet në reagimin e VLEN-it.

Lexo më shumë  Kosova blen artileri moderne amerikane, forcohen kapacitet e FSK-së
YouTube player