KryesoreLajme

VLEN: BDI kërkon ilaç për humbjen zgjedhore në skenarin rus

VLEN përmes një komunikate thekson se me kohë ka paralajmëruar se BDI-ja ka krijuar një skenar për shkaktimin e krizës politike pas raundit të parë të zgjedhjeve presidenciale për t’iu shmangur njohjes së sinqertë të disfatës së sigurt.

“Me kohë paralajmëruam se BDI-ja e dëshpëruar ka krijuar një skenar për shkaktimin e krizës politike pas raundit të parë të zgjedhjeve presidenciale për t’iu shmangur njohjes së sinqertë të disfatës së sigurt. Ëndrra e tyre është që Qeveria Teknike e Talat Xhaferit të zgjasë më shumë se 100 ditët e parashikuara. Bujar Osmani i shmanget t’i përgjigjet pyetjes shumë logjike që ai si kryesues i OSBE-së gjatë vitit 2023 i bëri këtij institucioni ndërkombëtar, që të vlerësojë se ka potencial për shkelje të sigurisë në procesin zgjedhor dhe rritje të numrit të vëzhguesve. Ai gjithashtu hesht nëse Osmani si mikpritës i Lavrovit e ka pyetur për recetën se si të pezulloj vullnetin demokratik të qytetarëve. Por konturet e këtij skenari RUS dalëngadalë po dalin në dritë. Qeveria e Talat Xhaferit në mënyrë të paligjshme po e pengon emërimin e shefit dhe kryeshefit shtesë të SVR Tetovë në mënyrë që ai të abuzojë në fushatë me ushtarët partiakë të BDI-së të instaluar në polici. Konfirmim për këtë është skandali i fundit me shkollën e Zhitoshës, e cila jo vetëm që është kthyer në seli të BDI-së, por në të policët po agjitojnë hapur për Ali Ahmetin, duke bërë fotografi dhe duke i publikuar në rrjetet sociale”, thonë nga VLEN.

Lexo më shumë  Ç’tregon celulari i tenderit që mori në qafë Benet Becin?

Nga VlEN presin që udhëheqësia e Ministrisë së Punëve të Brendshme të evidentojë dhe sanksionojë siç duhet këto devijime nga punonjësit e policisë.

“Policëve dhe personelit tjetër të BDI-së në institucionet shtetërore u themi qartë që të mendojnë mirë se çfarë detyrash partiake pranojnë dhe zbatojnë. Asgjë nuk mund ta ndryshojë realitetin. BDI-ja pas 8 majit do të shkojë në opozitë dhe për secilin personel të saj që ka gabuar para ligjeve do të vijojë procedura e duhur gjyqësore. Është mirë që çdo aktivist partiak i BDI-së të mendojë me maturi dhe të mos përfshihet në aventura ilegale duke besuar rrejshëm se karriera e Ali Ahmetit, Bujar Osmanit dhe Artan Grubit do të vazhdojë. E dimë se lidershipi i frikësuar i BDI-së dhe miqtë e tyre të koalicionit janë gati për mashtrime të ndryshme parazgjedhore, por duhet të kenë parasysh se ne do t’i përgjigjemi ashpër çdo përpjekjeje për të penguar votën e lirë, të drejtë dhe demokratike të popullit shqiptar. Asgjë nuk mund t’i ndalojë ndryshimet. Votuesit janë edhe më të motivuar të votojnë kundër BDI-së kur shohin këto lëvizje të dëshpëruara. Batica është vendosur dhe ajo do të rritet çdo ditë derisa të kthehet në një cunami të BDI-së në qendrat e votimit”, thuhet në komunikatën e VLEN-it. /Shenja.tv/

Lexo më shumë  Kurti: Kemi nisur procedurat për ankandin e parë të erës me kapacitet prej 100 MW
YouTube player