BallinaLajme

Vjosa Osmani nuk humb kohë/ Thërret partitë për datën e zgjedhjeve në Kosovë

Faton Peci, shefi i kabinetit të Ushtrueses së Detyrës së Presidentit të Kosovës, Vjosa Osmani thotë se ajo do të ftojë që të martën në takim të gjitha partitë politike për të caktuar datën e zgjedhjeve.

“Ne planifikojmë qysh nesër të ftojmë të gjitha partitë politike për t’u dakorduar për datën e zgjedhjeve”, – ka thënë Peci në Kanal 10. Ai tha se Vendimet e Gjykatës Kushtetuese janë obliguese për të gjitha institucionet.

Lexo më shumë  Rriten me 15% shkëmbimet tregtare Shqipëri-Kosovë në bujqësi

Gjykata Kushtetuese nxori vendimin që i dha të drejtë kërkesës së Lëvizjes Vetëvendosje për shpalljen të pavlefshëm të votimit në Kuvendin e Kosovës për zgjedhjen e Qeverisë Hoti më 3 qershor, pasi për këtë qeveri kishte votuar edhe deputeti Etem Arifi, i cili në ato momente ishte i dënuar me vendim të formës së prerë.

Sipas këtij vendimi të Kushtetueses pritet që vendi të shkojë në zgjedhje të jashtëzakonshme brenda 40 ditësh nga data e shpalljes së tyre.

Lexo më shumë  Kryeministri Kurti njofton shtimin e disa shërbimeve të reja në E-Kosova

Rruga Press

YouTube player