BallinaLajme

Vjosa Osmani duke biseduar me kreun e Vetëvendosjes, Albin Kurti

Është bërë e ditur se Vjosa Osmani është duke biseduar me kreun e Vetëvendosjes, Albin Kurti, për të lidhur koalicion për zgjedhjet e reja parlamentare, kurdo që mbahen ato.

Ajo ka thënë se është koha t’i bashkojnë forcat, jo veç si politikanë, por, siç thotë ajo, për të mirën e qytetarëve.

“Jemi në proces të diskutimeve me z. Kurtin për bashkëpunimin dhe nuk do të ishte e drejtë që të flas pa pasur një marrëveshje finale. Nuk është vetëm dëshirë e dyanshme për domosdoshmëri që t’i bashkojmë forcat, jo vetëm ne, por kërkohet që të jetë një bashkim i qytetarëve, që duan t’i rrisin fëmijët e tyre më mirë, është shumë më shumë se bashkim i politikanëve. Jemi duke diskutuar, vullnet ka, po flas për vete”, ka thënë Osmani në një intervistë.

Lexo më shumë  Kearns-Vuçiqit: Mohimi, vazhdimësi e krimeve – çka nisi me vrasje po vazhdon me falsifikim të historisë

E pyetur se nëse do të dëshironte ta udhëhiqte më shumë LDK-në apo VV-në, ajo ka thënë më shumë Listën Qytetare, të cilën është duke e ndërtuar, pasi ka thënë se edhe LDK ia mbylli derën, andaj u detyra ta hapë një derë tjetër për ta vazhduar rrugëtimin e saj në politikë.

Rruga Press

YouTube player