BallinaLajme

Luan Krasniqi reagon për vrasjen e Klodianit tek Albin Kurti

Kreu i Vetëvendosjes, Albin Kurti ka reaguar pas 7 ditësh për vrasjen e Klodian Rashës nga efektivi i policisë.

Kurti i ka shprehur ngushëllime familjes, ndërsa ka folur edhe për protestat që shpërthyen pas saj.

Kreu i VV-së thotë se revoltat shpërthyen pasi qytetarët dhe rinia janë të zhgënjyer.

Për Kurtin, drejtësi për Klodianin do të thotë demokraci e mirëfilltë për Shqipërinë.

Në postimin e Albin Kurtit ka reaguar edhe Luan Krasniqi ku shkruajtur se e përkrah mendimin e Albin Kurtit ku dhe vet boksieri ka vlerësuar përkushtimin e Kurtit për drejtësi dhe ka shprehur:

“Të lumtë Albin për punën dhe përkushtimin tuaj për drejtësi. Edhe unë jam me ty. Drejtësi për Klodianin dhe popullin shqiptar.”

YouTube player