Lajme

Vjosa Osmani: Diskursi nxitës nga Serbia, burim i destabilizimit në rajon

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani gjatë vizitës në Kanada, në Forumin Ndërkombëtar për Siguri në Halifax, deklaroi se diskursi nxitës nga Serbia është burim i destabilizimit në rajon.

Siç njofton presidenca, Osmani ka falënderuar senatorët amerikanë për mbështetjen që i ka dhënë dhe po i jep ShBA-ja vendit tonë dhe ka potencuar se marrëdhëniet me këtë shtet mik janë ekzistenciale dhe strategjike.

Ajo vlerësoi se Kosova është shembull i suksesshëm i mbështetjes amerikane. Më tej, Presidentja i ka njoftuar senatorët amerikanë në lidhje me përpjekjen e Kosovës për reforma gjithëpërfshirëse, të cilat synojnë posaçërisht forcimin e sundimit të rendit e ligjit si dhe krijimin e një mjedisi të favorshëm për investime të huaja.

Lexo më shumë  Mbi 1 milion qytetarë të regjistruar – këtë javë pëfundon procesi i Regjistrimit të Popullsisë në Kosovë

“Në këtë takim, Presidentja ka potencuar se diskursi nxitës nga Serbia është burim i destabilizimit në rajon, njësoj sikurse edhe tendencat ruse për shtrirjen e ndikimit negativ në rajon.

Ajo theksoi se ky ndikim synon zhbërjen e arritjeve të SHBA-ve, BE-se dhe NATO-s në rajon lidhur me paqen, stabilitetin, demokracinë dhe sundimin e ligjit.

Senatorët falenderuan Kosovën për pranimin e refugjatëve afganë dhe realizimin e misionit të parë paqësor jashtë vendit të ushtarëve të FSK-së përkrahë Ushtrisë Amerikane në Kuvajt, duke rikonfirmuar kështu partneritetin e fuqishëm ndërmjet Kosovës dhe Amerikës dhe kontributin për paqe e siguri në botë”, -thuhet tutje në njoftim.

Lexo më shumë  Bislimi në Hungari, takohet me ministrin për Çështje të BE-së

Në këtë takim Osmani ka takuar një delegacion të Senatit amerikan në përbërje të të cilit ishin senatorët Jeanne Shaheen, Joni Ernst, Chris Coons dhe James Risch.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *