Lajme

Vjosa del nga shtrati, banorët: Po përmbytemi. U gënjyem nga qeveria, s’janë marrë masa

Si pasojë e reshjeve të dendura të shiut, Lumi Vjosë ka dalë nga shtrati e si pasojë disa fshatra janë përmbysur dhe ujë  ka mbuluar katet e para të shtëpive.

Ndërkohë banorët e Fierit për mikrofonin e Ora News, janë shprehur se janë në rrezik ndërsa kanë shtuar se janë gënjyer nga qeveria.

Ata thonë se situata është shumë e përkeqësuar ndërsa shtojnë se nuk është marrë asnjë masë.

Lexo më shumë  Borrell e uroi qeverinë e re serbe, eurodeputeti gjerman nuk përmbahet: Si mund ta bëjë një budallallëk të tillë

“Është shumë rrezik, përmbytja po vjen nga tëra anët. Ne u gënjyem nga qeveria se na tha janë marrë të gjitha masat. Është blinduar Vjosa, është blloku argjinatura. Nuk na lajmëroi njeri të merrnim  masa. Do mbytemi kështu përfundimisht. Edhe dëmshpërblimet janë selektive. Unë akoma skam marrë dëmshpërblimin e radhës parë. Si është gjendja kësaj radhe edhe ne do përmbytemi. Flitet që dalë një ujë shumë i madh në Fushë.

“Erdhi një sasi e madhe uji që ishte e paparashikuara. Uji ka vajtur deri në 1 metër.  Këtë radhë s’ka ardhur asnjëri. Gruan e çova te një komshi që është në kat të dytë, vetë po rri këtej.”

Rruga Press

Lexo më shumë  Rusët i futen tregut të pronave në Shqipëri, zyra biznesi në zonat bregdetare
YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *