Bota

Vjen reagimi i Serbisë pas raportimeve se një dokument i zbuluar tregon se Beogradi ka rënë dakord të furnizojë Ukrainën me armë

Ministri i Mbrojtjes i Serbisë, Millosh Vuçeviq, ka mohuar shkrimin e agjencisë Reuters, i cila iu referua dokumenteve të zbuluara nga Pentagoni, se Serbia i ka shitur apo synon t’i shesë armë Ukrainës.

Në këtë kontekst, siç raportojnë mediat serbe, ai ka theksuar se “Serbia nuk ka shitur dhe as do t’i shesë armë palës ukrainase apo ruse, as vendeve në mjedisin e atij konflikti”.

“Synimi i dikujt është padyshim që të destabilizojë vendin tonë dhe ta tërheqë atë në një konflikt në të cilin ne nuk do të marrim pjesë. Ne vazhdimisht i përmbahemi politikës sonë të vendosur”, citohet të ketë thënë Vuçeviq.

Lexo më shumë  Përfundon pa marrëveshje takimi për dinarin, Bislimi: Nuk pres takime të tjera për këtë temë

“Ne i kemi mohuar ato gënjeshtra më shumë se dhjetë herë dhe ja ku jemi, do ta bëjmë përsëri. Serbia nuk i ka shitur dhe as nuk do t’i shesë armë palës ukrainase, as asaj ruse dhe as vendeve që e rrethojnë atë konflikt”, ka thënë më tej Vuçeviq.

Reagim i Serbisë vjen pasi ishte raportuar se ky vend ka rënë dakord të furnizojë me armë Kievin ose i ka dërguar ato tashmë, sipas një dokumenti të klasifikuar të Pentagonit.

Siç kishte vënë në pah Reuters, përcjell Telegrafi, dokumenti, një përmbledhje e përgjigjeve të qeverive evropiane ndaj kërkesave të Ukrainës për trajnime ushtarake ose armë, ishte në mesin e dhjetëra dokumenteve të klasifikuara të postuara në internet javët e fundit në atë që mund të jetë rrjedhja më serioze e sekreteve amerikane në vite.

Lexo më shumë  Vendi në prag të luftës civile nga tensionet politike, paralajmëron ministri i Brendshëm i Sllovakisë

I titulluar “Evropa|Përgjigja ndaj konfliktit të vazhdueshëm Rusi-Ukrainë”, dokumenti në formën e grafikut rendit “pozicionet e vlerësuara” të 38 qeverive evropiane në përgjigje të kërkesave të Ukrainës për ndihmë ushtarake.

Dhe siç thuhej më tej, grafiku tregonte se Serbia refuzoi të ofronte trajnime për forcat ukrainase, por ishte zotuar të dërgonte armë vdekjeprurëse ose e kishte furnizuar Ukrainën tashmë.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *