Bota

Vjen edhe reagimi i Putinit pas rrëzimit të aeroplanit në të cilin thuhet se gjeti vdekjen Yevgeny Prigozhin

Në komentet e tij të para lidhur me rrëzimin e aeroplanit që thuhet se vrau udhëheqësin e Grupit Wagner, Yevgeny Prigozhin dhe nëntë të tjerë, Vladimir Putin ka dërguar ngushëllimet e tij.

Sipas mediave të huaja, presidenti rus vazhdoi duke e përshkruar Prigozhinin si një “biznesmen të talentuar”, të cilin e njeh që nga vitet 1990.

Ai tha se Rusia do të shqyrtojë se çfarë thonë hetuesit në lidhje me përplasjen, por detajet e mëtejshme mbi incidentin do të kërkojnë kohë.

Komentet e tij vijnë 24 orë pasi aeroplani u rrëzua në veri të Moskës.

Lexo më shumë  Të pasurit që po ikin nga “qeveria shtypëse” në Serbi po shkojnë drejt Malit të Zi

Duke folur më herët sot në një samit tregtar në Afrikën e Jugut, Putin nuk tha asgjë për rrëzimin, duke iu përmbajtur një fjalimi të shkruar paraprakisht.

Ndërkohë disa ekspertë perëndimorë besojnë se Putin mund të ketë urdhëruar një vrasje – edhe pse kjo nuk mund të verifikohet.

Shërbimet ruse të urgjencës kanë thënë se janë gjetur trupat e 10 personave të aeroplanit të rrëzuar.

Sipas autoriteteve, në mesin e personave në bord ishte edhe shefi i grupit Wagner, Yevgeny Prigozhin dhe komandanti i tij i dytë Dmitry Utkin – njeriu që i dha emrin grupit mercenar.

Lexo më shumë  Ndërpriten mijëra fluturime – Rusia akuzohet se po ndërhyn në sistemet e navigimit të aeroplanëve në Evropë

Tani fokusi i rastit është tek hetimi se çka e kishte shkaktuar rrëzimin.

Policia kishte mbyllur zonën përreth vendit të rrëzimit dhe Autoriteti i Aviacionit Rus ka formuar një komision të posaçëm për ta hetuar atë.

Shumë rusë nuk shprehën habinë kur u bë lajmi i ditur për vdekjen e supozuar të Prigozhinit.

Kur Prigozhin nisi një rebelim të dështuar dy muaj më parë, ai gjithashtu sfidoi autoritetin e vetë presidentit rus Vladimir Putinit.

Rruga Press

YouTube player