Sport

“Vjedhja e madhe”, anglezët të tërbuar, të gjithë në krahë të Hamilton, Mercedes apelon vendimin

Mediat angleze nuk e kanë pritur aspak mirë triumfin e Max Verstappen, të gjitha bashkohet në një pikë: “Hamilton u vodh”. Sigurisht të humbasësh titullin në këtë mënyrë, një xhiro përpara fundit, ku përcaktues ishte dhe futja në pistë e Safty Car nuk të lë një shije të mirë. Daily Telegrapf shkruan: “Hamilton u vodh”.

Ndryshe nga mediat britanike, skuaderia Mercedes, fillimisht zgjodhi heshtjen duke u mjaftuar vetëm me publikimin e një dokumenti që tregon mënyrën e menaxhimit të garës nga Safty Car, ndërsa më pas kanë saktësuar se do të apelojnë vendimin, pra pritet që gara të vijojë në rrugë ligjore. Vetë Hamilton është treguar kavaljer duke përgëzuar Verstappen për fitoren:

“Jam shumë krenar për atë që kemi bërë këtë vit, urime Max dhe stafit të tij. Ne e provuam, skuderia punojë shumë por ky ishte një nga sezonet më të komplikuara”, u shpreh Hamilton.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *