Lajme

Vjedhja e 4 mln eurove përmes mashtrimit në internet/ Lihen në qeli të arrestuarit

Lihen në qeli të arrestuarit e operacionit “PHISHING”. Gjykata e Tiranës caktoi këtë të shtunë masën e sigurisë së arrestit me burg për katër personat e vënë në pranga:

  • Donald Anu, 34 vjeç, shtetas i Kamerunit,  alias Ugochukëu  Emmanuel Emereibenu  39 vjeç, shtetas i Nigerisë;
  • Marie Goufan, 31 vjeçe, shtetase Kamerune, banuese në Tiranë;
  • Fatbardh Danja, 40 vjeç, banues në Tiranë;
  • Xhentil Kupe, 54 vjeç, banues në Tiranë.
Lexo më shumë  Hapet tenderi për linjën hekurudhore Fushë Kosovë-Klinë-Pejë dhe Klinë-Prizren

Sipas hetimeve, këta persona, kanë ushtruar aktivitetin e tyre kriminal për rreth 2 vjet dhe së bashku me shtetas të paidentifikuar jashtë territorit të Republikës së Shqipërisë mund të kenë kryer mashtrime të pagesës nëpërmjet postës elektronike në një shumë prej rreth 4.000.000 eurosh.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *