Lajme

Vizitë në Kroaci – ministri Maqedonci: Miqësia jonë është e përjetshme

Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, gjatë vizitës së tij në Kroaci, është takuar me homologun e tij kroat, Ivan Anushiq.

Maqedonci, me anë të një postimi në rrjetin social “Facebook”, është shprehur se miqësia mes Kosovës dhe Kroacisë është e përjetshme, sepse i ka themelet në historinë, vlerat dhe të ardhmen e përbashkët.

Lexo më shumë  Kurti: Institucionet duhet të bashkëpunojnë për t’i bërë shërbimet ndaj qytetarëve më të thjeshta dhe më të qasshme

Maqedonci shtoi se bashkëpunimi dhe partneriteti mes dy vendeve është në nivelin më të lartë.

“Me ministrin Anushiq shqyrtuam mundësitë e thellimit të bashkëpunimit në fushën e mbrojtjes, diskutuam rreth situatës së sigurisë në regjion, si dhe në nivel global. Ministrin Anushiq e falënderova për mbështetjen e vazhdueshme dhe shumëdimensionale nga Kroacia për Kosovën, si dhe konfirmova vendosmërinë e institucioneve të Kosovës për anëtarësim në strukturat euroatlantike”, ka shkruar Maqedonci.

Lexo më shumë  Qeveria Rama e paaftë të shpenzojë 756 mln euro për 9-mujorin, por rrit taksat me 150 mln euro

Po ashtu, Maqedonci ka njoftuar se ka nënshkruar marrëveshjen për shkollimin e kadetëve të FSK-së në Akademinë Ushtarake “Franjo Tugjman”.

Rruga Press

YouTube player