Vizitë në Kroaci – ministri Maqedonci: Miqësia jonë është e përjetshme
Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, gjatë vizitës së tij në Kroaci, është takuar me homologun e tij kroat, Ivan Anushiq.
Maqedonci, me anë të një postimi në rrjetin social “Facebook”, është shprehur se miqësia mes Kosovës dhe Kroacisë është e përjetshme, sepse i ka themelet në historinë, vlerat dhe të ardhmen e përbashkët.
Maqedonci shtoi se bashkëpunimi dhe partneriteti mes dy vendeve është në nivelin më të lartë.
“Me ministrin Anushiq shqyrtuam mundësitë e thellimit të bashkëpunimit në fushën e mbrojtjes, diskutuam rreth situatës së sigurisë në regjion, si dhe në nivel global. Ministrin Anushiq e falënderova për mbështetjen e vazhdueshme dhe shumëdimensionale nga Kroacia për Kosovën, si dhe konfirmova vendosmërinë e institucioneve të Kosovës për anëtarësim në strukturat euroatlantike”, ka shkruar Maqedonci.
Po ashtu, Maqedonci ka njoftuar se ka nënshkruar marrëveshjen për shkollimin e kadetëve të FSK-së në Akademinë Ushtarake “Franjo Tugjman”.
Rruga Press