Bota

Kryeministri spanjoll shkon në Kiev

Kryeministri spanjoll, Pedro Sanchez, do të takohet me presidentin ukrainas, Volodymyr Zelenskyn, dhe do të mbajë fjalim në parlamentin e Ukrainës të enjten, ka thënë zyra e tij.

Lideri spanjoll po bën vizitë surprizë në Kiev për të treguar mbështetjen për Ukrainën në prag të 1-vjetorit të agresionit rus për pushtimin e Ukrainës, raportoi CNN.

Sanchez planifikon ta vizitojë edhe Buchan dhe Irpinin, dy qytete që janë bërë sinonime të krimeve ruse të luftës.

Lexo më shumë  Britania e Madhe kërkon t’i kushtohet më shumë vëmendje rreziqeve të konflikteve në Ballkan

Vizita e tij vjen pas vizitës sekrete të presidentit amerikan Joe Biden në kryeqytetin ukrainas të hënën, ku presidenti njoftoi gjysmë miliard dollarë ndihmë për Kievin.

Spanja është mes aleatëve të NATO-s që është pajtuar t’i dërgojë tanke moderne Ukrainës dhe ka trajnuar 800 trupa ukrainase që nga fillimi i luftës.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *