Vizitë e papritur e shefes së BE-së në Ukrainë
Presidentja e Komisionit të BE-së Ursula von der Leyen ka mbërritur në kryeqytetin ukrainas, Kiev.
Vizita e saj nuk është njoftuar më parë për arsye sigurie.
Von der Leyen pas mbërritjes në Kiev, deklaroi:
“Po kthehem në Kiev për të takuar Presidentin Zelensky dhe kryeministrin Shmyhal. Ne do të bëjmë një bilanc të punës që do të duhet të bëhet së bashku për rindërtimin” e Ukrainës dhe “progresin e bërë” nga vendi “në rrugën e tij evropiane”.
‘Përditësimi për çështjen e kandidaturës së vendit që do të bëhet në takimet e sotme “do të kontribuojë në vlerësimin tonë, i cili do të arrijë së shpejti”, shtoi ajo.
Kujtojmë që dhe dy muaj më parë von der Leyen vizitoi Kievin për të parë nga afër maskarën e kryer nga rusët në Bucha.
Rruga Press