Bota

Pas kritikave ndaj deklaratave të Macronit, nga Franca zotohen se nuk do t’i bëjnë lëshime Rusisë

Franca nuk është e gatshme të bëjë lëshime ndaj Rusisë dhe dëshiron që Ukraina ta fitojë luftën kundër forcave agresore të Moskës dhe të rivendosë integritetin e saj territorial, tha të premten një zyrtar i presidencës franceze, teksa Parisi kërkon të zbusë shqetësimet lidhur me qëndrimin ndaj konfliktit.

Presidenti Emmanuel Macron është kritikuar nga Ukraina dhe aleatët e Evropës Lindore pas intervistave të publikuara të shtunën ku citohej të ketë thënë se ishte jetike që të mos “poshtërohej” Rusia, në mënyrë që kur të mbarojnë luftimet të mund të arrihej një zgjidhje diplomatike.

“Siç ka thënë presidenti, ne duam fitoren e Ukrainës. Ne duam që të rivendoset integriteti territorial i Ukrainës”, u tha zyrtari gazetarëve kur u pyet për komentet e zotit Macron lidhur me turpërimin e Rusisë.

Zoti Macron ka biseduar rregullisht me presidentin rus Vladimir Putin që nga sulmi i 24 shkurtit, si pjesë e përpjekjeve për të arritur një armëpushim dhe për të filluar negociata të besueshme midis Kievit dhe Moskës, por pa suksese.

Lexo më shumë  Radev: Rruga e Maqedonisë së Veriut për në Bruksel kalon nëpër Sofje

“Nuk ka frymë koncesioni ndaj Putinit apo Rusisë në atë që thotë presidenti, kur ai flet me të drejtpërdrejt, nuk është kompromis, por për të shprehur se si ne i shohim gjërat”.

Zyrtari mbrojti qëndrimin e Presidentit Macron duke përsëritur se kërkohet një zgjidhje e negociuar për luftën dhe duke argumentuar se komentet e presidentit nuk ishin vlerësuar gjthmonë sa duhet. Parisi, tha ai, ishte një përkrahës i rëndësishëm i sanksioneve dhe ka ofruar mbështetje të fortë ushtarake për Ukrainën.

Disa partnerë lindorë dhe baltikë në Evropë thonë se mbajtja hapur e dialogut mes zotit Macron dhe udhëheqësit rus po minon përpjekjekjet për ta shtyrë Putinin në tryezën e negociatave.

Lexo më shumë  Parlamenti kroat miraton qeverinë e Plenkoviçit. Ja partneri qeverisës i kryeministrit kroat

Mes situatës së krijuar zoti Macron do të shkojë në Rumani dhe Moldavi më 14-15 qershor për të treguar mbështetjen e Parisit për dy nga vendet më të ekspozuara ndaj luftës në Ukrainë.

Franca ka rreth 500 ushtarë në Rumani dhe ka vendosur një sistem raketash tokë-ajër si pjesë e një grupi lufte të NATO-s të drejtuar nga Parisi. Zyrtari tha se Presidenti Macron do të vizitojë trupat franceze për të theksuar angazhimin e Parisit ndaj aleancës.

Presidenti Macron nuk ka qenë në Kiev për të ofruar mbështetje simbolike politike, siç kanë bërë udhëheqës të tjerë të BE-së, ndërsa Ukraina ka pritur një vizitë të tillë. Zyrtari i presidencës nuk përjashtoi mundësinë e një vizite nga Presidenti Macron.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *