Lajme

Vizita në Kosovë, Lajçak dhe Escobar dalin sot në konferencë

Përfaqësuesi i Bashkimit Europian për dialogun Prishtinë-Beograd dhe çështje tjera të Ballkanit Perëndimor, Miroslav Lajçak dhe përfaqësuesi për Ballkanin Perëndimor dhe zëvendësndihmës sekretari Gabriel Escobar, do të mbajnë ditën e sotme një konferencë për shtyp. Konferenca e Lajçak dhe Escobar do të mbahet përmes platformës online “Zoom”.

Lajçak dhe Escobar kanë ardhur të hënën në Kosovë, dhe kanë takuar Presidenten Vjosa Osmani, Kryeministrin Albin Kurti dhe Zëvendëskryeministrin e parë për Integrim Europian, Zhvillim dhe Dialog, Besnik Bislimin. Pas këtyre takimeve, zëvendësndihmësi i sekretarit amerikan Escobar tha se SHBA-të fuqimisht mbështesin pavarësinë dhe sovranitetin e Kosovës.

Lexo më shumë  Mospërfshirja e Kosovës në agjendën e Komitetit të Ministrave, eurodeputeti holandez: Shtetet anëtare të KiE-së iu përulen Serbisë

Lajçak dhe Escobar do të qëndrojnë deri të mërkurën në Kosovë. Më pas, ata do të udhëtojnë drejt Serbisë. Vizita e tyre vjen në kuadër të përparimit të Kosovës dhe Serbisë në dialogun e përbashkët si dhe për zbatimin e marrëveshjes të krijimit të Asosacionit të Komunave Serbe në Kosovë.

Rruga Press

YouTube player