Lajme

Vizita e komandant Jasharit në SHBA, kryeministri Kurti: Kosova po bëhet partner i denjë për t’u konsoliduar mes aleancave me SHBA e NATO

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti ka vlerësuar se Republika e Kosovës po vazhdon rrugën e t’u bërit një partner i denjë për t’u konsioliduar në mes aleancave të SHBA-së dhe NATO-së.

Këtë deklaratë, Kurti e tha pas pjesëmarrjes së Gjenerallejtënant Bashkim Jashari në 30-vjetorin e Programit të Partneritetit Shtetëror, në SHBA. Ai bën të ditur se Jashari zhvilloi takime me krerë të ushtrive.

“ I ftuar nga Gjeneral Daniel R. Hokanson, mes 800 liderësh ushtarakë, Komandanti i FSK-së Gjeneral Bashkim Jashari mori pjesë dhe zhvilloi takime në 30-vjetorin e themelimit të Programit të Partneritetit Shtetëror (State Partnership Program – SPP), të Gardave Kombëtare. Nën shoqërimin e Gjeneral Stephen Osbornit nga Garda Kombëtare e Iowas, Gjeneral Jashari e takoi edhe Gjeneral Mark A. Milley, Shefin e Shtabit të Përbashkët, që iu adresua me fjalim të pranishmëve. Me këtë rast, Gjeneral Bashkim Jashari zhvilloi takime edhe me shumë krerë ushtarakë amerikanë dhe të ushtrive tjera aleate”, ka deklaruar Kurti.

Lexo më shumë  Ministri Aliu siguron se punimet në magjistralen Prishtinë-Mitrovicë do të përfundojnë brenda afateve

Krahas ngritjes së kapaciteteve ushtarake të Kosovës, Kurti vlerëson se Kosova po zhvillohet edhe si një partner i denjtë ndërkombëtar.

“Teksa po rrisim përmasën, shtojmë aftësitë dhe ngrejmë kapacitetet tona ushtarake, Kosova po bëhet një partner i denjë për t’u konsoliduar mes aleancave me Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe NATO-n”, ka shkruar ai.

Rruga Press

YouTube player