Lajme

Vizita e Grenellit në Kosovë, reagon ish-komandanti amerikan

Një letër që ish-presidenti amerikan, Donald Trump e lëshoi dje për vizitën e Grenellit në kufirin Kosovë-Serbi ka shkaktuar mjaft reagime në Amerikë.

Kjo pasi që Trump në këtë letër, Grenellit i referohet ende si “ambasador i dërguar” i tij, ndonëse ai nuk është më president i SHBA-ve.

Në lidhje me këtë,  ka reaguar edhe ushtaraku i njohur amerikan, njëherit ish-komandant i forcave amerikane në Evropë, Mark Hertling.

Ai e ka quajtur “ilegale” formën se si Trump e ka cilësuar vizitën e Grenellit.

Lexo më shumë  Prokuroria: Sheholli vepronte me urdhra të BIA-s, kishte plan për ndërhyrje në zgjedhje

“Kjo është shumë e keqe, dhe ndoshta e paligjshme. Ajo që e bën atë në mënyrë eksponenciale më keq është “i dërguari” është Ric Grenell”, ka shkruar ai në Twitter.

Kujtojmë se mbrëmë po ashtu nga Shtëpia e Bardhë kanë reaguar duke thënë se Donald Trump nuk është më president i SHBA-ve dhe se nuk ka ndonjë ambasador që përfaqëson shtetin.

Reagimi i Shtëpisë së Bardhë vjen pasi ish-presidenti amerikan nëpërmjet një letre tha se ka dërguar ambasadorin e tij për çështjen Kosovë-Serbi, duke iu referuar ardhjes së Richard Grenell në Kosovë.

Lexo më shumë  Revolta në ditën e 100-të! Me flamuj kombëtarë, qytetarët nisen nga Sheshi Skënderbej para Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen

“Përtej imagjinatës së tij tejet aktive, Donald Trump nuk është më president dhe nuk ka asnjë “ambasadorë të dërguar” që përfaqëson Shtetet e Bashkuara”, citohet të ketë thënë një zyrtar i Shtëpisë së Bardhë përpara gazetarëve.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *