Kuriozitete

Vizatimet e Muhammad Alisë shiten për gati një milion dollarë

Një koleksion i rrallë i vizatimeve, skicave dhe pikturave, të krijuara nga boksieri legjendar Muhammad Ali janë shitur në një ankand për gati një milion dollarë.

26 punimet e artit u shitën në një ankand në New York.

Një prej veprave më kryesore, “Thumbon si bleta”, u shit për 425 mijë dollarë, 10 herë më shumë se parashikimet.

Ali cilësohet si një prej sportistëve më të mëdhenj të të gjitha kohërave.

Nga ankandi kanë thënë se ai ka vizatuar dhe pikturuar tërë jetën – i inkurajuar nga babai i tij që ishte artist profesionist.

Veprat dolën në ankand nga koleksionisti dhe miku i tij, Rodney Hilton Brown, që ka thënë se tri pikturat e para të Alisë u bënë më 1977 pas një meçi në Boston. Çmimi total i shitjes arriti në 945 mijë e 524 dollarë. Ishte tre herë më i lartë se që pritej.

Ali vdiq më 2016 në moshën 74-vjeçare.

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *