Lajme

Vitia zhvillim ekonomik në Prishtinë edhe në pjesën e vjetër të kryeqytetit

Arben Vitia, kandidat për kryetar të Prishtinës nga Lëvizja VETËVENDOSJE! në një intervistë në “Përballje” në Telegrafi, ka folur për kandidaturën e tij, projektet dhe synimet që ai ka nëse zgjidhet si kryetar i kryeqytetit në garën e balotazhit që do të mbahet me 14 nëntor 2021.

Ai në këtë intervistë ka folur për planet e tij në lidhje me zhvillimin ekonomik të kryeqytetit.

Kandidati i LVV-së thotë se do të ndihmohet rinia përmes subvencionimit të start-up bizneseve.

“Në sektorin e IT-së kemi një rini që ka potencial të madh. Sot isha në ICK ku ishin mbi 550 biznese që kishin punësuar të rinj kryesisht në sektorin e IT-së”, tha Vitia në “Përballje”, transmeton Telegrafi.

Lexo më shumë  Kryeministri Kurti takon liderë evropianë në kuadër të Samitit të Komunitetit Politik Evropian

Ai thotë se megjithatë do të kenë në vëmendje edhe grupmoshat tjera sa i përket mbështetjes në zhvillimin ekonomik.

“Kemi pjesën e vjetër të kryeqytetit ku për shkak të mos investime për një kohë të gjatë, shpeshherë qytetarët i shmangen asaj zone dhe nuk dëshirojnë të kalojnë andej dhe bizneset e vuajnë këtë. Ne kemi plane për rivatalizimin e zonës së vjetër qoftë edhe estetik, duke riaktivizuar shumë profesione artizanale që tashmë kanë vështirësi në ushtrimin e aktivitetit të tyre”.

Lexo më shumë  Haxhiu takohet me u.d kryesuesen e KGJK-së, diskutojnë për zhvillimet aktuale në sistemin gjyqësor

Vitia thotë se disa lagje do të zhvillohen me subvencionimin e bizneseve të caktuara.

“Këto lagje do të lidhen me pjesën tjetër të qytetit me rrugë e pedonale në mënyrë që qytetarët të mund të lidhen në mënyrë organike”, deklaroi tutje kandidati i LVV-së për kryetar të Prishtinës.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *