KryesoreLajme

Vitia: Spitali i Vushtrrisë do të zgjerohet me investim 7.5 milionë euro

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, ka njoftuar për zgjerimin e kapaciteteve trajtuese në Spitalin e Vushtrrisë përmes ndërtimit të një aneksi të ri.

Objekti i ri do të ndërtohet sipas standardeve moderne dhe do të pajiset me aparatura të reja mjekësore, me qëllim rritjen e kapaciteteve për trajtimin e pacientëve.

Vlera e projektit është 7.5 milionë euro, ndërsa Vitia falënderoi Emiratet e Bashkuara Arabe për mbështetjen, si dhe institucionet lokale në Vushtrri për miratimin e lejes ndërtimore.

Lexo më shumë  Protestë para Gjykatës në Pejë për vrasjen e Arlinda Zekajt

Ai shtoi se investimet në infrastrukturën shëndetësore do të vazhdojnë në spitale të tjera në Kosovë.

Rruga Press

YouTube player

Lexo më shumë  Britania paralajmëron për Rusinë: NATO-ja duhet të jetë e përgatitur për skenarët më të këqij