KryesoreLajme

Vitia: Rreth 2 milionë e gjysmë euro investim për transformimin e Klinikës së Gjinekologjisë

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia ka bërë të ditur se kanë filluar punimet për transformimin e Klinikës së Gjinekologjisë.

Me anë të një postimi në Facebook, Vitia njoftoi se vlera e investimeve arrin shumën prej rreth 2 milionë e gjysmë eurove.

“Klinika e Gjinekologjisë pas rinovimit do të ketë:  Dhoma të riorganizuara me 2 shtretër, të kompletuara me kushte optimale e të pajisura me tualet brenda. Ambulanca specialistike të rinovuara në tërësi. Sportele të reja e të riorganizuara ku pacientet e kanë qasjen e parë. Sistemin e rregullimit numëror për pritje të pacienteve. Hapësira të reja të pritjes për familjarët e pacienteve. Hyrja e rinovuar dhe instalimi i rampës për karroca.”, shkruan Vitia.

Lexo më shumë  Unioni Turistik i Shqipërisë kundër Paketës Fiskale 2027: Taksa më të larta, goditje konkurrueshmërisë

Ndër të tjera, ministri Vitia tha se se klinika i ka 24 mijë metra katror ku japin shërbime 286 vetë staf mjekësor dhe mbështetës.

“Në të jepen shërbime të natyrës specialistike gjinekologjike e obstetrike. Për çdo muaj në klinikë kryhen mesatarisht 1000 lindje. Vijojmë transformimin klinikë për klinikë. Shëndetësi publike për vajzat dhe gratë”, përfundoi ai.

Rruga Press

Lexo më shumë  Kongresmenët amerikanë: Shqipëria tashmë është një autokraci elektorale
YouTube player