KryesoreLajme

Vitia: Procesi i pritjeve në QKUK do të digjitalizohet, lista e barnave esenciale është në nivel të lartë

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, ka bërë të ditur se procesi i pritjeve në QKUK do të digjitalizohet, me investime të fokusuara në sportele “ku bëhen të gjitha tollovitë”.

Sipas Vitisë, kjo do ta zgjidhë një problem të kamotshëm të qytetarëve, e përveç digjitalizimit, do të investohet edhe në kushte komode gjatë pritjes.

Tutje, ministri, ka folur edhe për listën e barnave esenciale, e cila tani është në nivelin më të lartë ndonjëherë, duke mbuluar 70-75 të barnave në QKUK.

Lexo më shumë  Thirrja e Trumpit "Ta bëjmë Amerikën të madhe përsëri", tani i ngjan thirrjes së Putinit "Ta bëjmë Perandorinë Sovjetike përsëri, edhe më të madhe"

“Një problematikë që është paraqitur edhe nga pacientët, janë pritjet e gjata në ambiente aspak komode. Kemi identifikuar se kjo është për shkak të infrastrukturës dhe mos-digjitalizimit të procesit të pritjes. Në radhë, do të kemi investime në sportele, nyjet kyçe ku bëhen të gjitha këto tollovi. Kështu digjitalizohet procesi i pritjes, rregullohen ambientet ku presin qytetarët dhe bëhet ‘paitent floë’, pra rrjedha e pacientit, që qytetarët të presin sa më pak, por edhe nëse ka raste që presin, të jetë pritje në kushte komode”.

Lexo më shumë  GJKKO përgënjeshtron Veliajn i cili gënjen edhe nga qelia: Nga procesverbali i seancës gjyqësore, nuk rezulton që të jetë përdorur fjala “ndyrësirë” nga ana e prokurorit Ols Dado në asnjë moment

Lista e barnave esenciale edhe në QKUK, edhe në sistemin primar, tani pas nënshkrimit të shumë kontratave është në një nivel që më herët nuk ka qenë kurrë në Republikën e Kosovës. Sa i përket barnave në QKUK, kjo listë është diku 70 apo 75% e përmbushur për momentin, por në disa klinika specifike ku edhe kostoja për trajtimin e pacientëve është më e lartë, siç është klinika onkologjike, kjo shifër shkon në mbi 95%.

Rruga Press

YouTube player