Lajme

Vitia premton reformë në shëndetësi

Në kohën kur VETËVENDOSJE! po mbush dy vjet në pushtet, ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, ka premtuar varg ndryshimesh në sektorin e shëndetësisë, të cilat, sipas tij, do ta reformojnë në thelb sistemin shëndetësor në vend.

Gjatë raportimit para Komisionit parlamentar për Shëndetësi të martën, Vitia ka thënë se para vetes ka një sërë urgjencash dhe prioritete, derisa ka shtuar se ka mungesë të planifikimit.

“Gjatë këtij viti do të miratohet Ligji për Shëndetësisë bashku me atë për sigurime shëndetësore dhe këto dy ligje do të jenë thelbi i reformës në sektorin e shëndetësisë. Reformimi dhe përforcimi i inspektoratit shëndetësor, reformimi i SHSKUK-së, përforcimi i agjencisë për barna përfshirë Ligjin për rregullimin e barnave. Këto masa presim ta japin rezultatin e tyre këtë vit në gjashtëmujorin e parë. Ka një kulturë pune të munguar në planifikim”, ka thënë Vitia.

Lexo më shumë  Kurti për “The Times”: Në Ballkan kemi një Rusi të vogël, që është Serbia

Sipas tij, prioritete janë edhe sigurimi i profesionistëve shëndetësorë në fushat deficitare, zvogëlimin e listave të pritjes, kontrollin e sigurisë së barnave dhe mbikëqyrjen e institucioneve private për shërbimet që ofrojnë.

Vitia po ashtu ka bërë të ditur se këtë vit planifikohet hapja e konkursit të ri për specializantët.

Teksa ka folur për specializantët, Vitia ka thënë se me konkursin e ri do të ndajnë specializime me prioritet në lëmit ku ka më shumë nevoja.

Lexo më shumë  Deri me tani 313 serbë kanë konvertuar patentë shoferët ilegalë në RKS

Ministri Vitia ka folur po ashtu për reduktimin e listës së pritjes.

“Synimet janë që lista e pritjes të reduktohen deri në 50 për qind”, ka thënë Vitia.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *